AGJENTËT
Shqip EnglishItalian

Milano: 029 47 55 995   Bologna: 051 04 20 706   Verona: 045 78 60 405   Roma: 069 48 04 733   Tirana: 04 231 9005


Roma

Bologna

Bologna
Bologna, ky qytet i lashtë, vendbanimet e para të të cilit datojnë qysh nga viti
1000 para lindjes së Krishtit, gjithmonë ka qenë një qendër mjaft e
rëndësishme urbane. Këtu gjendet edhe universiteti më i vjetër në botë,
i themeluar në vitin 1088. Ka qendrën më të madhe historike në Itali,
të prezervuar dhe të ruajtur me kujdes. Është qendër e rëndësishme kulturore,
artistike dhe ekonomike.

Verona

Verona
Një prej qyteteve më të famshëm turistik në Itali, i gjendur mes Milanos dhe Venedikut, i njohur edhe si qyteti i Romeo dhe Xhulietës dhe për amfiteatrin romak (Arena di Verona). Falë strukturës dhe arkitekturës së veçantë dhe domethënëse është nën mbrojtjen e UNESCO.

Milano

Milano
Milano, qyteti i dytë më i madh italian dhe kryeqytet i Lombardisë. Njihet si qendra më e madhe industriale, komerciale dhe financiare e Italisë dhe një nga qytetet më të rëndësishme në botë. Njihet si kryeqytet i modës dhe dizajnit. Duke qenë se përmban shumë muze të veçanta dhe të një rëndësie të veçantë kulturore dhe historike, teatro dhe atraksione tjera turistike, tërheqë më shumë se dy milionë vizitorë çdo vit.

German Wings

München, Frankfurt — Prishtina

AirBerlin Promo

Münich

Münich është kryeqyteti i Bavarisë dhe qyteti i tretë më i madh i Gjermanisë. Nëpër qytet rrjedh lumi Isar dhe nga qyteti shihen Alpet Bavareze. Münich ka klimë me reshje shiu të papritura dhe dallim ekstrem të temperaturave nga dita në natë, dhe dimri në verë.

Qendra e qytetit ka sheshin e madh të hapur dhe Bashkinë e vjetër dhe të atë të re. Peterskirche është kisha më e vjetër në brendësi të qytetit, e ndërtuar gjatë periudhës romane. Katedralja e Zonjës sonë është ndërtesa më e njohur në Mynih, ndërsa Michealskirche është kisha e periudhës së Renesansës, më e madhja në veri të Alpeve.

(Foto: Olimpiapark, Münich, Wikipedia)

Frankfurt

Qyteti i Frankfurtit bart reputacionin e të qenurit qytet i biznesit dhe financave. Qyteti i pestë në Gjermani përnga madhësia, Frankfurti ka pësuar një zhvillim të hatashëm ekonomik falë pozitës gjeografike, si qendër transportuese ndërlidhëse dhe si vend ku mbahen një numër i madh panairesh ndërkombëtare.

Rrokaqiejtë modern të bankave dhe korporatave janë bërë si simbol i fuqisë ekonomike të Frankfurtit, dhe disa e perceptojnë Frankfuritn më shumë si vend i Amerikës Veriore sesa si qytet evropian.

(Foto: Frankfurt am Main Wikipedia)

Zürich

Zürich është njëri prej qyteteve më piktoreske në botë, i rrethuar nga një liqen i madh, dy lumenjëve dhe kodrave të mbuluara me pemë. Zürich është qyteti më i madh dhe qendra financiare e Zvicrrës me një popullsi afër një milionëshe duke përfshirë edhe rrethinat.

Qyteti gjendet në veriperëndim të liqenit të Zürich, në gojën e lumit Limmat i cili e ndan qytetin në dysh. Pjesa moderne e qytetit, përfshirë stacionin e trenit dhe shumica e kishave gjenden në pjesën perëndimore të lumit. Pjesa kodrinore, ajo lindore, përbëhet nga shumë rrugica të Qytetit të Vjetër dhe kafenetë trendi të Niederdorfstrasse. Gjermanishtja është gjuhë zyrtare por shumica kuptojnë Anglisht, Frangjisht dhe Italisht.

(Foto: Lumi Limmat në Zürich, Wikipedia)






CALL CENTER 24–ORË


Milano: +39 029 47 55 995

Bologna: +39 051 04 20 706

Verona: +39 045 78 60 405


Roma: +39 069 48 04 733

Bergamo: +39 035 04 60 220

Tirana: +355 4 231 9005


Genoa: +39 010 84 80 350

Cuneo: +39 017 11 68 0057

Pisa: +39 050 76 20 341


London: +44 203 12 91 050



Numrat tjerë


© 2013 Fly Albania

Site-Map

Termet dhe Kushtet

Kontakti

Impressum